Thursday, July 9, 2015

Lejohet bashkimi i VIP-ONE



Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës u lejoi operatorëve celular VIP dhe ONE që të shkrihen në një kompani. Por, vendimi është me një kusht, që nënkupton që kompania e sapoformuar ta gjej vetë konkurrencën, pra operatorin virtual që do të jetë konkurrent i kompanisë së tanishme. Kompania e sapoformuar ONE-VIP në afat prej 3 muajsh nga bashkimi, duhet të lidhë kontratë me operatorët e rinj virtual i cili do shërbejë si konkurrencë në 15 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se vet VIP-i duhet të tërheq konkurrent që do të punoj në rrjetin e tij celular. Ndonëse mori leje, në kumtesën e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës thuhet:
“Në bazë të informimit për përqendrimin dhe të dhënat si dhe dokumentet e ofruara në mënyrë shtesë gjatë procedurës, komisioni gjatë vlerësimit të lëndës përcaktoi se përqendrimi i paraqitur do të sjellë cenim të konkurrencës në tregun e sigurimit të shërbimeve celulare të telekomunikimit. Me fjalë të tjera, bashkimi i ONE dhe VIP, që janë operatori i dytë dhe i tretë celularë, do të rezultojë me shkelje të konsiderueshme të konkurrencës efektive”,- thuhet në konstatimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili shton se, edhe konkurrenca te shërbimet audio- vizuale do të cenohet.
Burimet nga ky komision thonë se nëse kompania e formuar, nuk lidh brenda afatit të caktuar një marrëveshje me operatorin virtual, atëherë rrezikon të përballet me procedurë kundërvajtëse, dhe më vonë, kompanitë VIP dhe ONE do të duhet të ndahen sikurse deri më tani.

No comments:

Post a Comment