Komisioni
për Mbrojtjen e Konkurrencës u lejoi operatorëve celular VIP dhe ONE që të
shkrihen në një kompani. Por, vendimi është me një kusht, që nënkupton që
kompania e sapoformuar ta gjej vetë konkurrencën, pra operatorin virtual që do
të jetë konkurrent i kompanisë së tanishme. Kompania e sapoformuar ONE-VIP në
afat prej 3 muajsh nga bashkimi, duhet të lidhë kontratë me operatorët e rinj
virtual i cili do shërbejë si konkurrencë në 15 vitet e ardhshme. Kjo do të
thotë se vet VIP-i duhet të tërheq konkurrent që do të punoj në rrjetin e tij
celular. Ndonëse mori leje, në kumtesën e Komisionit për mbrojtjen e
konkurrencës thuhet:
“Në bazë të
informimit për përqendrimin dhe të dhënat si dhe dokumentet e ofruara në mënyrë
shtesë gjatë procedurës, komisioni gjatë vlerësimit të lëndës përcaktoi se
përqendrimi i paraqitur do të sjellë cenim të konkurrencës në tregun e
sigurimit të shërbimeve celulare të telekomunikimit. Me fjalë të tjera,
bashkimi i ONE dhe VIP, që janë operatori i dytë dhe i tretë celularë, do të
rezultojë me shkelje të konsiderueshme të konkurrencës efektive”,- thuhet në
konstatimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës i cili shton se, edhe
konkurrenca te shërbimet audio- vizuale do të cenohet.
Burimet nga ky
komision thonë se nëse kompania e formuar, nuk lidh brenda afatit të caktuar
një marrëveshje me operatorin virtual, atëherë rrezikon të përballet me
procedurë kundërvajtëse, dhe më vonë, kompanitë VIP dhe ONE do të duhet të
ndahen sikurse deri më tani.

